Flash

ZYRTARE: BE nuk hap negociatat me Shqipërinë për herën e shtatë

Lapsi.al 1 December 2020
ZYRTARE: BE nuk hap negociatat me Shqipërinë për herën e

Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të mos hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Gjatë, mbledhjes së sotme ata kanë vendosur që të shtyjnë hapjen e bisedimeve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat, por theksuan se ajo duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

“Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendim më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhet në vendimin e ambasadorëve, shkruan ‘Euronews’.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë.

Por cili ishte qendrimi i shteteve në mbledhje?

Italia sipas mediave të huaja, u përpoq të zbuste ‘gjuhën’ e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua. Ky draft do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.

Kur mund të miratohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe ME?

Marsi i vitit 2021 duket se është afati më i afërt që Shqipëria të nisë rrugëtimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI