Flash

Basha në takim me çiftin e pensionistëve: Qeveria është e vetmja që nuk bën detyrën e vetë

Lapsi.al 1 December 2020
Basha në takim me çiftin e pensionistëve: Qeveria

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me çiftin e pensionistëve Lina dhe Robert Martini dhe dëgjoi prej tyre se kriza ua ka vështirësuar edhe më shumë jetën. Të moshuarit po vuajnë pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19.

"Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t'ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t'i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”,-u shpreh kryetari i PD Basha.

Robert Martini u shpreh se kosto është e papërballueshme pasi faturat dhe çmimet jan rritur.

Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe.... Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo. Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu", u shpreh Martini.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se është jetike që paratë të shkojnë te qytetarët dhe jo te tenderat e koncensionet korruptive.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot.

Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie. Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.

Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi", tha Basha.

Basha shprehu shqetësimin se po mbeten jashtë vëmendjes sëmundjet e tjera.

“Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI