Flash

Arrestohen 2 vëllezërit që grabitën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë

Lapsi.al 1 December 2020
Arrestohen 2 vëllezërit që grabitën bizhuteri me vlerë

Dy vëllezër janë arrestuar pasi akuzohen se kanë grabitur një sasi bizhuterish me vlerë prej 8 milionë lekësh në një argjendari në kryeqytet. Të arrestuarit janë Arlind Spahija 27-vjeç dhe Arvid Spahija, 25-vjeç.

Dy vëllezërit  dyshohet se kanë grabitur një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha” në pronësi të shtetasit iniciale Z.S., dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”. Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, si dhe automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI