Flash

Banka Botërore: Pandemia do të përkeqësojë treguesit e tjerë shëndetësorë, Shqipëria ka pak personel

Lapsi.al 2 December 2020
Banka Botërore: Pandemia do të përkeqësojë treguesit e

Banka Botërore ka paralajmëruar se pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit. Presioni i pandemisë mbi sistemin shëndetësor dhe akumulimi i vonesave për të trajtuar sëmundjet e tjera do të përkeqësojë treguesit kryesorë globalë të shëndetit, duke rritur normat e vdekshmërisë të fëmijëve dhe nënave, shkallët e imunizimit, incidencën e tuberkulozit dhe prevalencën e HIV.

Ndikime negative do të ketë tek vendet që kanë numër të ulët mjekësh dhe infermierësh për banorë dhe ato me mungesë logjistike mjekësore. Sipas Bankës, Shqipëria (shih grafikun bashkëngjitur) renditet ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë. Shqipëria ka 4.9 mjekë dhe infermierë për banorë. Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.

Sipas Bankës, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rreziqet që i kanosen shëndetit. Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve. Gjatë tri dekadave të fundit, niveli global i vdekshmërisë nën pesë vjeç ka rënë me rreth 60 për qind. Mirëpo pandemia mund të përkeqësojë këtë tregues. Përhapja e shpejtë e një virusi të ri ka ushtruar presion të rëndë në sistemet shëndetësore në shumë vende, duke nxjerrë në pah si për pikat e forta ashtu edhe për dobësitë në kujdesin shëndetësor, përfshirë vendet me të ardhura të larta.

Vlerësimet më të fundit për 2015 tregojnë se 90 milionë njerëz janë shtyrë në varfëri ekstreme (domethënë, nën kufirin ndërkombëtar të varfërisë prej 1.90 $ në ditë) për shkak të shpenzimeve për shëndetin. Ndërsa një studim i fundit i OBSH ka verifikuar se 8 për qind e familjeve në Shqipëria kanë rënë në varfëri për shkak të pagesave të larta për shëndetin.

Në 2019 një virus i ri filloi të përhapet në të gjithë botën, me pasoja të mëdha për shëndetin e njeriut dhe ekonominë globale. Deri në fund të Tetorit 2020, më shumë se 46 milion raste të COVID-19 ishin regjistruar globalisht me 1.2 milionë jetë të humbura. Studimet epidemiologjike sugjerojnë se kjo mund të jetë një nënllogaritje. Pandemia ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj ngjarjeve zoonotike (transmetimi i sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit), rreziku i shfaqjes së sëmundjes së re dhe nevoja për t’u përgatitur në mënyrë adekuate për urgjencat shëndetësore globale.

Patogjenët me origjinë nga kafshët e egra ose shtëpiake – përfshirë antraksin, brucelozën, tërbimin, ethet Q, gripin e tipit A dhe ethet e Luginës së Riftit – shkaktojnë më shumë se 60 përqind të sëmundjeve infektive te njerëzit. Rreth 75 për qind e sëmundjeve të reja infektive në zhvillim, të tilla si sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes, ethet hemorragjike Ebola dhe shfaqja origjinale e HIV, janë me origjinë shtazore.

Studiuesit presin që transmetimi i sëmundjes nga kafshët te njerëzit do të vazhdojë dhe se asnjë zonë gjeografike nuk është e lirë nga rreziqet. Ndërsa vendet përreth tropikëve duken veçanërisht të prekshme nga shfaqja e sëmundjeve infektive, vendet me popullsi të dendur janë gjithashtu në rrezik të lartë./Monitor/

Të këshilluara

Parashikimi i motit për të mërkurën

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë të jetë i ndikuar nga masave ajrore verilindore gjatë paradites duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por m...

07:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI