Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Lleshaj i sinqertë: S’dal garant se nuk do ketë para të pista në zgjedhje

Lapsi.al 30 November 2020
Lleshaj i sinqertë: S’dal garant se nuk do ketë para të

Ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj nuk e ka mohuar mundësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të qarkullojnë para të pista, të akumuluara nga aktivitete kriminale.

"Këtë garanci nuk mund ta jap unë sepse përderisa nuk janë sekuestruar janë para në qarkullim. Ne do kontribuojnë në luftën kundër krimit. Ne kemi garancinë se niveli i luftës kundër krimit është në nivelin më të lartë siç nuk e kemi pasur asnjëherë. Sot më shumë se kurrë kemi njësi të specializuara” – tha Leshaj në një intervistë në "Abc".

Lleshaj u shpreh se nuk e parashikon të ardhmen e tij në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të prillit.

“Unë e kam thënë që nuk do jem përgjithmonë në këtë post. Nuk mund të bëj plane. Në jetën time nuk kam marrë kurrë një detyrë që e kam aspiruar. Unë nuk bëj plane. I vetmi plan që bëj është të ndjek disa parime të rëndësishme dhe mbërrij aty ku dua të mbërrij. Ky është i vetmi plan që bëj" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI