Flash

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Flet Basha/ Ç’do ndodhë me projektet e rindërtimit të Ramës nëse PD vjen në pushtet

Lapsi.al 30 November 2020
Flet Basha/ Ç’do ndodhë me projektet e rindërtimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në “ABC” u shpreh se pandemia po përdoret si alibi dhe se Edi Rama dështoi me rindërtimin dhe se kemi të bëjmë me keqadministrim. Por çfarë do të bëjë Basha me këto projekte të nisura, nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit?

“Brenda 1 muaji nuk do të ketë më asnjë familje në çadra. Do të ketë kontenierë për të gjithë. Për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën e qytetarëve do të jetë me prioritet absolut, do gjë që është bërë keq do të korrigjohet, do të futet në rrugën e përshpejtimit, nuk ka shans të ngadalësojmë diçka, apo ti lemë njerëzit të presin më gjatë dhe për këtë kemi dhënë prova. PD dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet njerëzore për të bërë të mundur atë që Edi Rama dështoi, mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi. Keqadministrimi i nxori zbuluar” - tha ai.

Por kush e frenoi rindërtimin sipas Bashës.

“Kryeministri nuk është dhënë në detyrën e tij për të dhënë çelësa, por bamirësit, atyre, dhuruesit ju japin të drejtën edhe ti përfaqësojnë kur japin çelësat. Edhe një kryetar komune do të ishte i paragjykuar të bënte këtë. Tre gjëra nuk janë bërë: përse nuk u blenë kontenierët, shuma maksimale nuk kalon 20-30 mln euro” - tha ai.

Basha u pyet nëse nëse ai ka ndihmuar për rindërtimin familjet në nevojë pas tërmetit.

“Po, por nuk dua të flas për këtë, pasi nuk është më bamirësi. Edhe unë, edhe familja ime” - tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plankoviç është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim. “Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një...

19:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI