Flash

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Përfundon koncensioni për zvicerianët, kolaudimi i makinave do të bëhet nga shteti

Lapsi.al 30 November 2020
Përfundon koncensioni për zvicerianët, kolaudimi i makinave do

Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shërbimi i kolaudimit të automjeteve nuk do të ofrohet më nga privati, por do t’i kalojë shtetit. Kjo pasi më 31 dhjetor përfundon kontrata e koncensionit për këtë shërbim me kompaninë SGS Albania.

Automatikisht më pas, shërbimi do të ofrohet për të gjithë qytetarët nga Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor. Nëpërmjet një urdhri të firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i kërkohet kompanisë koncesionare që të dorëzojë mjediset dhe infrastrukturën përkatëse.

Urdhri ngarkon Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik, si dhe pajisjet dhe kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.

Kontrata koncesionare për shërbimin e kolaudimit të mjeteve mes shtetit shqiptar dhe kompanisë SGS Albania ishte me afat 10-vjeçar. Ajo përfundoi në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj, duke lënë si afat të dytë 31 dhjetorin. Nga 1 janari, shërbimi do t’i kalojë shtetit.

Ndërkaq, në buxhetin 2021, të miratuar vetëm pak javë më parë nga Parlamenti, në tabelat shoqëruese theksohet se vitin e ardhshëm parashikohet dhënia me koncesion e këtij shërbimi dhe më saktësisht, e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teksnik të mjeteve rrugore./A2

 

Të këshilluara

Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plankoviç është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim. “Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një...

19:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI