Flash

Përplasja me armë zjarri te “Elbasan Arena”, arrest me burg për tre persona

Lapsi.al 29 November 2020
Përplasja me armë zjarri te “Elbasan Arena”, arrest me

Jepet masa “arrest me burg” për “Korçarin”, 28-vjeçarin Elvis Çaushllollin dhe dy të tjerë që u përplasin me armë zjarri në Elbasan.

Këtë vendim mori Gjykata e Elbasanit në seancën e drejtuar nga Tomorr Kullolli, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorit Petref Asllani që kërkoi masën “Arrest me burg ” .

-Elvis Çausholli si dhe Feliks Filja e Ersi Cakani akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në mesjavë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.

Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua një orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës ku kishte shkuar për mjekim, ndërsa u shpall në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë, “Korçari” duke drejtuar makinën tip “Mazda” ishte konfliktuar fizikisht me 25 vjeçarin Qosja, i cili drejtonte makinën tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi (Çausholli) mbeti plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, u largua nga vendngjarja që të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë ku edhe u arrestua në flagrancë.

Çausholli dhe Qosja akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Cekani akuzohet për veprat penale ” Veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës ” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa Filja akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të këshilluara

Kujdes! Sot fillon shiu dhe bora

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. N...

12:34

Njihuni me look-un e ri të Kim Kardashian

Dita e Falenderimeve e ka gjetur yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim-in, me një tjetër look. Kësaj here, 40-vjeçarja nuk ka preferuar të mbajë flokë...

15:16

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI