Flash

Trafiku i drogës në Elbasan/ Gjykata lë në burg gjashtë të arrestuarit për heroinën

Lapsi.al 29 November 2020
Trafiku i drogës në Elbasan/ Gjykata lë në burg gjashtë

Në Gjykatëne Rrethit Gjyqësor të Elbasanit është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës se arrestit për shtetasit Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, të cilët u arrestuan së bashku me Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj gjatë operacionit policor të koduar “Kështjella”.

Masa e arrestit të tyre është vlerësuar e ligjshme dhe prokurori i çështjes Neritan Hoxha i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballën si pjestarë të grupit kriminal.

Gjyqtari Tomorr Kullolli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit. Ky operacion u finalizua me sukses me arrestimin e 6 personave nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjatë operacionit “Kështjella” u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi. Goditja e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta u finalizua pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan.

Policia gjatë operacionit “Kështjella”, gjeti dhe sekuestroi gjatë kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Të këshilluara

Kujdes! Sot fillon shiu dhe bora

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. N...

12:34

Njihuni me look-un e ri të Kim Kardashian

Dita e Falenderimeve e ka gjetur yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim-in, me një tjetër look. Kësaj here, 40-vjeçarja nuk ka preferuar të mbajë flokë...

15:16

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI