Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Tabaku: Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, janë rindërtuar vetëm 2.6% e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Lapsi.al 28 November 2020
Tabaku: Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, janë rindërtuar

Pas bilancit të ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabakuka shkruar në "Facebook" se qeveria ka dështuar dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa shtoi se koha e kryeministrit Rama ka përfunduar.

"Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.

Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!", shkruan Tabaku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI