Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

"Analizat i dolën shkëlqyer"/ Janullatos karantinohet në shtëpi në Athinë

Lapsi.al 27 November 2020
"Analizat i dolën shkëlqyer"/ Janullatos karantinohet

Problemet shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos ngjallën shqetësim për besimtarët ortodoksë, por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë thekson në një reagim se me kalimin e kohës pritet rikthimi i plotë i shëndetit të tij, pasi analizat dolën shkëlqyer.

“Fortlumturia e Tij, Anastasi, vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë. Analizat e tij mikrobiologjike dolën shkëlqyer. Me kalimin e kohës pritet edhe rikthimi i plotë i shëndetit të tij. Falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngime, duke këmbëngulur në lutje” njofton Kisha Ortodokse.

Pasi doli nga spitali në Athinë ku qëndroi për disa ditë për shkak se u infektua me koronavirus, Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët.

Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI