Flash

Braktisi djalin e mitur për të përfituar azil në Greqi, i ati procedohet penalisht

Lapsi.al 27 November 2020
Braktisi djalin e mitur për të përfituar azil në Greqi, i

Vijojnë kontrollet dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Gjatë kontrolleve në Kakavijë është proceduar penalisht një shtetas, për veprën penale “Braktisja e të miturit”.

"Policia Kufitare e Kakavijës ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisitimet dhe bashkëpunimin me homologët e shtetit grek, për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Situata metereologjike në vendin tonë sipas Meteroalb, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të lehta që do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit tonë...

07:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI