Flash

Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë, ushtria e Kosovës duhet të armatoset

Lapsi.al 22 November 2020
Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për një anëtarësim të plotë në NATO. Sipas Ibishit, Serbia po e shfrytëzon Rusinë për tu furnizuar me armë, duke arritur buxhetin mbi 1 miliard këtë vit. “Tash Serbia është në partneritet për paqe, por nuk është e interesuar të anëtarësohet plotësisht në NATO, ndërsa e shfrytëzon nga ana tjetër të gjitha këto pasi në një formë nuk do ta tipizojë armatimin pajisjet luftarake, kështu që armatoset nga Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Turqia dhe me armë që realisht janë të prodhuesve Rusë. Në këtë formë ajo me gjithë këto pajisje e armatim e tejkalon edhe buxhetin e shumë vendeve në rajon. Ajo ka pasur mbi 1 miliard në vitin 2019 dhe të njëjtin buxhet e ka për vitin 2020″.

Ish-ushtaraku Ibishi, për Ekonomia Online, foli edhe për kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, sa i përket një lufte të mundshme. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese. Ibishi potencoi se ushtria e Kosovës duhet të armatoset, sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit. Më pas, ai tha se Kosova nuk është ende në fazën e partneriteti për paqe.

“Ne nuk po shfrytëzojmë këto mundësi përmes miqve tanë, ata për një sulm nga ana e tyre në lokalitetet serbe ngritin çështjen edhe në Këshillin e Sigurimit dhe ne nuk jemi në gjendje ta ngrinim çështjen e një kërcënimi të tillë në këshillin e sigurimit, por edhe në Komisionin Europian. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë pasive në këtë rast të reagojë në këto deklarata kërcënuese. Normal që duhet të armatoset ushtria e Kosovës sepse nuk është vetëm çështja e armatimit, por Vuçiq vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit të Kosovës ku fton edhe vëllazërinë sllave. Është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën”, tha Ibishi.

Ibishi nuk sheh ndonjë shqetësim pas këtyre kërcënimeve sepse thotë se kjo është vetëm një lojë e presidentit serb që është duke bërë ndaj Kosovës./ Telegrafi

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI