Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një sulm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi. Teksa publikon pamjet e spitalit të ri të fëmijëve në Durrës, kreu i qeverisë thotë se opozita edhe të vdekurit i trazon për pushtet.
“ Atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë” shkruan ai.