Me uljen e temperaturave kanë nisur reshjet e para të borës në juglindje te vendit, në fshatin turistik të Dardhës.
Reshjet janë me intesitet të ulët dhe kanë nisur prej gati 1 ore në lartësi mbi 1200m.
Sipas zyrtarëve të ARRSH, reshjet e pakëta do të përfshijnë fshatrat turistike si Dardhën, Voskopojën dhë Qafë-Qarrin, ndërsa kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë.