Flash

Ministri grek i Mbrojtjes: Turqia nuk mund të kërkojë dialog duke provokuar

Lapsi.al 21 November 2020
Ministri grek i Mbrojtjes: Turqia nuk mund të kërkojë dialog duke

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopulos  i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, duke folur në Sesionin e 66-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili u zhvillua sot, përmes telekonferencës.

Gjatë fjalës së tij, Panagiotopulos theksoi se “Greqia respekton plotësisht parimet e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe veçanërisht angazhimin e Nenit 1, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare me mjete paqësore dhe pa përdorimin e forcës”.

Megjithatë ai vuri në dukje se që nga gushti: "Forcat e Armatosura Greke janë gati të përballen me një sfidë të paprecedentë që kërcënon të drejtat sovrane të vendit tonë në Mesdheun Lindor, jo nga një vend i tretë por nga një vend anëtar i NATO-s, Turqia".

Ministri i Mbrojtjes i bëri me dije anëtarëve të Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s se qeveria Greke e ka bërë të qartë në të gjitha drejtimet: “se një dialog kuptimplotë dhe konstruktiv do të ishte i mundur për sa kohë që Turqia tërheq anijen kërkimore së bashku me njësitë detare shoqëruese”.

Ai kujtoi se më 12 shtator, rifillimi i bisedimeve teknike u arrit nën mbikëqyrjen e NATO-s për të krijuar një mekanizëm për të shmangur një konflikt të mundshëm.

“Sidoqoftë”, tha ministri: “vendi fqinj ka marrë një sfidë të re, në shkelje të mekanizmit të lehtësimit të krizës të rënë dakord, duke dërguar anijen kërkimore edhe më pranë ishujve.”

“Kjo sjellje konfirmon ndryshimin midis deklaratave dhe veprimeve të fqinjit, duke ndikuar në besueshmërinë e saj në Aleancë, ndërsa dëshmon gjithashtu qëllimet e saj reale. Turqia nuk mund të kërkojë një dialog mbi caktimin e kufijve të shelfit kontinental ndërsa po përpiqet të provokojë në të njëjtën zonë”, tha Panagiotopulos.

Kujtojmë se sot Turqia ka lëshuar në NAVATEX të ri në zonën e Mesdheut Lindor, duke provokuar edhe më tej Greqinë.

Kjo e fundit përmes një deklarate të ministrit të jashtëm grek i kërkoi fqinjit të saj tërheqjen e menjëhershme të anijes dhe ndërprerjen e procesit kërkimor.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI