Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Shqipëri/ 737 raste të reja me Covid-19 dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 21 November 2020
Shqipëri/ 737 raste të reja me Covid-19 dhe 13 humbje jete në 24

Mbeten të larta shifrat e viktimave dhe infektimeve të reja nga Covid-19 në vendin tonë. 13 viktima dhe 737 raste të reja raportohen në 24 orët e fundit.

Viktimat janë pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

"Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 737

Të shëruar ne 24 orë 414

Të shtruar në spitale 443

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764

Raste pozitive 32.196

Raste të shëruara 15.469

Raste Aktive 16.042

Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI