Najada Çomo, shefe e spitalit infektiv ka publikuar një foto nga spitali COVID-1 së bashku me stafin e mjekëve.
Ditën e sotme Najada Çomo bashkë me mjekët doli në një deklaratë duke iu përgjigjur kryetarit të Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, i cili akuzon se numri i viktimave nga COVID-19 është fshehur në Shqipëri.
Çomo thotë se mjekët në spitalin e Infektiv janë në punë, ditë e natë, për të shpëtuar jetë.
"Ne jemi ne pune, dite dhe nate, per te shpetuar Jete, te gjithe Bashke
Ne jemi per Ju dhe me Ju", shkruan Çomo.