Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e turkut Selami Simsek për sigurimin e padisë

Lapsi.al 20 November 2020
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e turkut Selami Simsek

Gjykata Administrative i ka rrëzuar kërkesën turkut Selami Simsek për sigurimin e padisë.

Sipas  News24 pas këtij vendimi i hapet rrugë dëbimit të Simsek nga Shqipëria pasi ai kishte kërkuar që mos ekzekutohej vendimi i Komisioni Kombëtar për Azilin e Refugjatët.

Simsekut i është rrëzuar kërkesa në Shqipëri për azil ndërkohë që është në kërkim nga Turqia. Gjithsesi ai ka 5 ditë kohë që ta apelojë vendimin dhe avokati i tij Elton Hyseni ka konfirmuar se do e apelojë vendimin.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas,  së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen. Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit.

Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë. Ai u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç ku vijon të qëndrojë edhe sot.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI