Flash

Shqipëri/ 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 17 November 2020
Shqipëri/ 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e

Një tjetër rekord shifrash me COVID-19 në vendin tonë. 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 694

Të shëruar ne 24 orë 351

Të shtruar në spitale 412

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,560

Testime totale 160,451

Raste pozitive 29,126

Raste të shëruara 13,804

Raste Aktive 14,685

Humbje jete 637

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7158

Durrës 1182

Fier 1169

Korçë 844

Shkodër 812

Elbasan 762

Vlorë 686

Lezhë 635

Berat 501

Gjirokastër 439

Kukës 356

Dibër 141

Të këshilluara

Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Omsnai është infektuar me koronavirus. Ajo ka njoftuar ...

15:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI