Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme tek spitali Infektiv. Emanuela Dalipi ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv për shkak të infektimit me koronavirus, por nuk ka mundur t’ia dalë.
28-vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatëzanisë kur u infektuar me Covid-19. Ndërkohë që mjekët kanë ndërhyrë për t’i hequr fëmijën, e reja ka pësuar hemorragji duke humbur edhe jetën.