Flash

Kosovë/ 690 raste të reja me COVID-19 dhe 16 të vdekur

Lapsi.al 17 November 2020
Kosovë/ 690 raste të reja me COVID-19 dhe 16 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të martën se gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,566 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 849.

Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17, 878 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 11,768.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI