Flash

Ndërron jetë nga Covid-19 profesoresha Irena Bogdani

Lapsi.al 17 November 2020
Ndërron jetë nga Covid-19 profesoresha Irena Bogdani

Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga koronavirus. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të Pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh "ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës".

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoreshë Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI