Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Omsnai është infektuar me koronavirus. Ajo ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin që kishte kryer pasi disa të afërm me të cilët kishe patur kontakt kishin qenë të prekur.
Ajo ka njoftuar se do të karantinohet për javët e ardhshme në banesën e saj dhe angazhimet politike do t'i kryej po aty. Në postimin e saj, ajo u bëri thirrje të gjithëve të respektojnë masat e sigurisë dhe të tregohen të kujdesshëm.