Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet 31-vjeçari në një lokal në Tiranë

Lapsi.al 17 November 2020
Në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar në një lokal tek Unaza e Re në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

I riu me inicialet E.P, i është dhënë masa ‘’arrest me burg’’ nga Gjykata e Milanos pasi akuzohet për trafik ndroge e grup kriminal.

Ai do të ekstradohet në Itali për të dalë përballë drejtësisë në shtetin fqinj.

Çfarë thotë policia 

Finalizohet nga Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet dhe arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E.P., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Në zonat bregdetare dhe të ulëta mund të...

08:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI