Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Dosjet për UÇK/ Lubonja: Akuzat ndaj Bashës më duken qesharake

Lapsi.al 16 November 2020
Dosjet për UÇK/ Lubonja: Akuzat ndaj Bashës më duken

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për gjykimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, deklaroi se gjysma e akuzave ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë bërë nga shqiptarët.

“Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë gjysmat janë nga shqiptarët, për vrasjen e shqiptarëve nga këta njerëz. Rama e përdor për kauzë elektorale me këtë kauzë. Rama sajon rrena në sy të botës dhe gjen armikun, e nuk na thotë se duhet të presim gjyqin në Hagë ndaj atyre që po gjykohen”, - tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se i duket qesharake që të merret me çështjen e një kasete, që thuhet se mund ta ketë fshehur Basha.

“Të futemi në një situatë të tillë, unë ndihem qesharak. Kaseta ka dalë dhe kjo akuza që Basha sikur qenka agjent serb, është qesharake. Rama me këto akuzat për Dick Martyn, etj na dëmton në imazhin ndërkombëtar. Mund të jetë edhe e gjitha e stisur. Tani po del se armiku ynë është UNMIK dhe ndërkombëtarët na e paskan faj.

Këtu është skandali. Kjo më duket gënjeshtër e rëndomtë. Këto janë fake news banale, që bëhen për qëllime elektorale, duke i bërë shqiptarët budallenj. Akuzat e bëra ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë bërë nga të huajt. Ne merremi kush bashkëpunoi me “armikun” e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo është të merremi me akuza qesharake”, - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

Gjendet i djegur një person në Sarandë

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se shtet...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI