Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Studimi që po trondit Italinë/ Covid ka qarkulluar që në verën e 2019-ës

Lapsi.al 16 November 2020
Studimi që po trondit Italinë/ Covid ka qarkulluar që në

Një studim i Institutit për Tumoret në Milano, sipas të cilit Coronavirusi i ri (Sars-Cov2) ka qarkulluar në në Itali që verën e kaluar, po shkakton debate në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Giovanni Apolone, Drejtor Shkencor i Institutit ka dhënë një sqarim për Corriere della Sera. Ai thotë se janë marrë disa mostra për të identifikuar antitrupat nga të cilat kanë ardhur edhe rezultatet.

“Ne jemi absolutisht të sigurt se këto teste janë “specifike” për Sars-CoV-2. Ato identifikojnë antitrupat anti-virus me shumë saktësi. Ato janë vërtetuar nga Universitetet e Milanos dhe Sienës. Antitrupat e zbuluar janë të aftë të vrasin koronavirusin in vitro. Nuk e bëjnë këtë 5 shtame të tjera të koronavirusit që njohim tashmë. Pra, këta antitrupa të zbuluar janë "specifike" dhe janë krijuar nga sistemi imunitar kundër Sars-Cov2” – tha ai.

Por këta antitrupa u gjetën në vetëm 6 persona nga 959 të testuar. Kjo sipas Apolone është e mjaftueshme.

"Ishte e mjaftueshme edhe nëse do të gjenim qoftë edhe një rast të vetëm me antitrupa anti-covid për të thënë që ky virus i ri tashmë po qarkullonte që në verë” – thotë ai.

Por si ndodhi që të gjithë këta njerëz pozitivë të infektuar që nga shtatori i kaluar, nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes?

“Ne e dimë nga epidemitë e mëparshme, që virusi fillon të qarkullojë një ose dy muaj para se të ndodhin rastet e para klinike. Në të vërtetë, që në nëntor-dhjetor, mjekët e përgjithshëm në Itali kishin filluar të raportonin raste të pneumonisë atipike, veçanërisht serioze, që u atribuohen ndërlikimeve nga viruset e gripit. Që në dhjetor një pacient, i pranuar në kujdesin intensiv në një spital në Paris, pati simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe doli pozitiv për Koronavirus” - tha ai. 

Me pak fjalë, diskutimi është ende i hapur, por ky studim e ka hedhur gurin në ujë. Studimi është kërkuar edhe nga studiues kinezë, por e sigurt është se do të duhen studime të tjera për të thënë fjalën e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i djegur një person në Sarandë

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se shtet...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI