Flash

Thaçi në Hagë/ Hoti: Së shpejti do të marrë udhë çështja e postit të presidentit

Lapsi.al 16 November 2020
Thaçi në Hagë/ Hoti: Së shpejti do të marrë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim do të fillojnë diskutimet me partitë politike rreth tejkalimit të situatës së krijuar me postin e presidentit të vendit. Hoti tha do të insistojë që të ndiqet rruga kushtetuese. Sipas tij, duhet të vendosen interesat publike para atyre partiake.

“Besoj edhe për këtë çështje shumë shpejtë do të marrë udhë edhe kjo çështje, sapo kanë ndodhur ndryshimet për shkak të akuzave të ngritura, besoj për disa ditë i fillojmë bisedat me spektrin politik për të parë si mund ta tejkalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, unë do të insistoj të përcjellën gjithë hapat kushtetues për gjetjen e zgjidhjes që është më e mira për vendin para se gjithash e jo interesat politike para interesit publik”, tha Hoti.

Në konferencën e mbajtur pas vizitës që i bëri Bankës Qendrore të Kosovës, shefi i ekzekutivit u shpreh optimist se shumë shpejtë do të votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili deri tani ka kaluar vetëm në lexim të parë.

“Besoj shumë shpejtë do ta përmbyllim, nuk mund të jap një datë, më vjen keq që është shtyrë deri në këtë pikë kjo çështje, që është keq për bizneset dhe për qytetarët. Sapo të miratohet ligji hyjnë në qarkullim qindra miliona euro në forma të ndryshme, disa prej trustit pensional e disa prej formave të tjera të lehtësisë së qasjes në financa, besoj që shumë shpejtë do të përmbyllet edhe kjo çështje”, tha ai.

Ndërsa i pyetur rreth rastit së vjedhjes së Thesarit, prej ku u në mënyrë jo të ligjshme u transferuan mbi 2 milionë euro, Hoti tha se hetimet janë duke vazhduar.

“Kërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemit, përndryshe hetimet janë duke u vazhdu, dhe besoj që do të shohim rezultate së shpejti. Është çështje e ndarë atë punë po e kryen hetuesia dhe prokuroria”, tha Hoti.

Këto deklarata, Hoti i bëri në BQK ku paraprakisht zhvilloi një takim me guvernatorin Fehmi Mehmeti./KosovaPress/

Të këshilluara

Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

Shqipëria ka paguar kapar për vaksinën anti-Covid që pritet të prodhohet muajt e ardhshëm dhe qeveria po komunikon çdo ditë me Bashkimin Europian për të pasur a...

13:23

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI