Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Lulzim Basha nxit qytetarët të përfytyrojnë një qeveri që punon për njerëzit dhe jep ndihmë financiare për çdo familje.
Kryedemokrati sulmon kështu Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Basha premton se bashkë me shqiptarët do të bëhet realitet.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.
