Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

Lapsi.al 16 November 2020
Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

Shqipëria ka paguar kapar për vaksinën anti-Covid që pritet të prodhohet muajt e ardhshëm dhe qeveria po komunikon çdo ditë me Bashkimin Europian për të pasur akses në vaksinën e shumëkërkuar.

Kjo ishte kryefjala e reagimit të Edi Ramës sot në Kuvend, kur foli lidhur me negociatat për vaksinën anti-Covid që pritet të përdoret edhe në Shqipër, sikurse vendet e tjera të Europës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Vaksina anti-Covid drejt prodhimit/ Kur do e kenë shqiptarët? 

Rama se është paguar kapari për kompaninë “Covax”.

“Sot qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax. Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajit që vijnë. Jemi në komunikim të përditshëm me BE, kam pasur bisedë të gjatë me presidenten, disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke marrë parasysh që vaksina do të dalë për sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës.

Ne kemi të njëjtën strategji për vaksinimin falas te grupet vulnerabël dhe për ta shtrirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, u shpreh kryeministri nga foltorja e Kuvendit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI