Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Basha mori kasetën e masakrës së serbëve/ Bellanica ndryshon sërish versionin

Lapsi.al 16 November 2020
Basha mori kasetën e masakrës së serbëve/ Bellanica ndryshon

Milaim Bellanica, personi i cili filmoi krimeve të serbëve në fshatin Krushë e Madhe ka deklaruar disa herë se kasetën e masakrës ia ka dhënë Lulzim Bashës. Por në emisionin “Open” në Top Channel versioni i tij ngriti pikëpyetje. Ai tha se fillimisht BBC ia dha pamjet në 4 prill dhe një ditë pas transmetimit mbërriti Basha të cilit ia dha kasetën.

Por gazetarët në studio kujtuan se në atë kohë nuk ishte krijuar ende UNMIK që u ngrit në qershor 1999. Më pas Bellanica e ndërroi versionin.

“Atë natë që u publiku në BBC, zbriti helikopteri në shtëpinë ku flija, aty kanë qenë refugjatët e Suharekës. Ata u tutën se mos po vjen armiku. Ishin persona me logon e Gjykatës së Hagës” – tha Bellanica.

Edhe ish-deputeti socialist Dashamir Peza që luante rolin e përkthyesit për gazetarin e BBC tha se kasetën e masakrës e mori BBC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i djegur një person në Sarandë

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se shtet...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI