Flash

Bellanica akuzon Bashën për zhdukjen e filmimeve të masakrës serbe, gjigandi mediatik konfirmon se videon ia dha vetë Bellanica BBC-së

Lapsi.al 14 November 2020
Bellanica akuzon Bashën për zhdukjen e filmimeve të masakrës

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe ka deklaruar së fundmi se kasetën me 45 minuta xhirime nga masakra ia ka dhënë kryedemokratit Lulzim Bashës.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha e ka mohuar këtë dhe konfirmimi i fjalëve të tij ka ardhur nga një artikull i vjetër i BBC. Artikulli mban datën 4 prill 1999 dhe në të shkruhet se Bellanica ka regjistruar pamjet dhe ia ka dorëzuar ato korrespondentit George Alagiah. Për më tepër, Milaim Bellanica ka deklaruar në atë kohë për rrjetin mediatik BBC se më shumë se 100 njerëz janë vranë nga forcat serbe.

Në artikull po ashtu, thuhet se Bellanica u arratis në Shqipëri dhe gjithashtu i ka dhënë BBC një listë me 26 viktima të masakrës. Kjo bie ndesh me deklaratat e fundit të bëra nga ai, ku pretendon se me Bashën kishte një marrëveshje të nënshkruar që në prill të 99-ës, përmes së cilës kishte pranuar dhënien e dëshmive në këmbim të mundësisë së largimit nga Shqipëria për në perëndim, gjë e cila nuk kishte ndodhur.

 

Më poshtë gjeni linkun e artikullit:

http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/311264.stm?fbclid=IwAR33lBDWWVNMf9Gn8SEl0GFGHreGkaudwUZSVDLMMabhoAZHbDCGlwGsTSg

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI