Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Plas sherri Rama – Meta/ 8 vjet që vjedh! Shvejk! Të ra kallaji fare o njeri!

Lapsi.al 10 November 2020
Plas sherri Rama – Meta/ 8 vjet që vjedh! Shvejk! Të ra kallaji

Një tjetër përplasje e fortë në distancë mes Presidentit të vendit Ilir Meta dhe kryeministrit të vendit Edi Rama. Shkak është bërë situata e pandemisë. Në një mesazh të gjatë në Facebook, Meta akuzon qeverinë se nuk ka plan dhe strategji konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19. Sipas Metës sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

“Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet e duhura” – shkruan ndër të tjera Meta.

Nuk ka vonuar një përgjigje e kryeministrit Edi Rama nga Twitter.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkroi Rama.

Pas këtij komenti ka reaguar sërish Meta që akuzon, bën disa kërkesa dhe ngre disa pyetje.

“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!” – shkruan Meta.

Por kryeministri Rama nuk u kthen përgjigje pyetjeve, por shigjeton Metën me batuta.

“Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, "Ç'më duhet mua ça them unë!", jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!

Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!"- thotë Rama.

Ia ka kthyer përgjigjen pak minuta më pas kreu i dhtetit që e akuzon kryeministrin se ka vjedhur për 8 vjet me koncesione dhe PPP dhe se po fsheh shifrat e COVID-it.

“Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë! Çdo ditë po humbin jetën qytetarë! Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm! Ku e ke shëndetësinë falas? Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19? Pse nuk i shton testimet? Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor? Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: "Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!"

Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi! Mjaft me justifikime dhe batuta bajate! Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie! Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët! MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!” – shkruan Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset 33-vjeçari

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, ku shtetasi A.K....

20:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI