Flash

Robelli: Taulant Balla, "zëdhënësi" më i ri i UÇK-së, sektori për tallje me Kosovën

Lapsi.al 10 November 2020
Robelli: Taulant Balla, "zëdhënësi" më i ri i

Gazetari shqiptar Enver Robelli që jeton prej vitesh në Zvicër ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit se mazdoranca socialiste në parlament po mbledh firmat për të ngritur një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e pretendimeve për burgje të UÇK-së në Shqipëri. Sipas Robellit kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga pandemia.

KOMENTI I PLOTE

Ndërsa gjendja me koronavirusin në Shqipëri rrezikon të dalë nga kontrolli, ndërsa ekziston rreziku që BE të mos hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, sundimtarët socialistë në Tiranë e kanë gjetur një temë: Kosovën pas arrestimeve të fundit të 4 politikanëve me të kaluar në UÇK. Keqpërdoret Kosova për patriotizëm dylekësh. Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sipas një televizioni oborrtar të PS-së, paskësh vendosur të kërkojë krijimin e një komisioni hetimor mbi “të ashtuquajturat burgje të UÇK-së në Shqipëri”.

21 vjet pas luftës një politikan socialist, për nevoja elektorale dhe beteja politike të kasabasë së Tiranës, i kthehet një çështjeje për të cilën Shqipëria zyrtare nuk është interesuar kurrë. Tash shfrytëzohet situata e krijuar në Kosovë pas arrestimeve të fundit për të bërë poza e skena bajate kuazi-patriotike.

Taulant Balla ndoshta nuk e di, por për ekzistencën e këtyre burgjeve janë mbajtur procese gjyqësore në Prishtinë (nga drejtësia ndërkombëtare) dhe janë dënuar në vitin 2011 tre pjesëtarë të UÇK-së, me 15, 12 dhe 7 vjet burg.

Nuk ka faj Lulzim Basha për këto burgje, por shteti shqiptar që nuk është interesuar se çfarë po ndodhë në territorin e tij. Betejën me Lulzim Bashën socialistët le ta zhvillojnë rreth temave të Tiranës dhe jo në kurriz të Kosovës, duke dashur të shtiren si patriotë. S’ka të bëjë kjo asgjë me patriotizëm. Vetëm me përpjekje të mjera për largim vëmendjeje nga problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet Shqipëria, përfshirë, në radhë të parë, korrupsionin dhe krimin e organizuar prej disa dekadash. Dhe këtu pjesën e kafshatës e kanë marrë të gjithë, pozitë e opozitë. Tash shesin dokrra. Mbani për vete dhe lëreni Kosovën në hallet e veta.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset 33-vjeçari

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, ku shtetasi A.K....

20:11

Artan Fuga fiton betejën me Covid

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ia del me sukses të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Sipas asaj çfarë njofton vetë Fuga ai është infektuar 17 ditë më parë....

19:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI