Flash

Përplasja për pandeminë, Meta kërkon rritje të testimeve, Rama bën politikë: Do ta shihni me 25 prill, çetë e çakërdisur

Lapsi.al 10 November 2020
Përplasja për pandeminë, Meta kërkon rritje të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur mnga presidenti Ilir Meta për pandeminë. Ndërsa Meta jep alarmin se sistemi po shkon në kolaps dhe duhen rritur testimet, kryeministri Rama “kërcënon” atë dhe opozitën me 25 prillin..

"Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve. Po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!", shkruan Rama.

Presidenti Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Twitter. Meta shkruan se infektimet dhe vdekjet po rriten çdo ditë, prandaj duhen shtuar testimet. Meta shton se duhet rritur buxheti shëndetësor dhe se duhen ndalur koncesionet edhe PPP-të korruptive për oligarkët.

"Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!", shkruan Meta.

Të këshilluara

Artan Fuga fiton betejën me Covid

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ia del me sukses të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Sipas asaj çfarë njofton vetë Fuga ai është infektuar 17 ditë më parë....

19:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI