Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Krerët e UÇK në Hagë, Vjosa Osmani kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Lapsi.al 10 November 2020
Krerët e UÇK në Hagë, Vjosa Osmani kërkon

Në kohën kur krerët e shtetit të Kosovës dhe të partive politike kanë dalë para Gjykatës Speciale nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kërkoi ndërprerjen e dialogut. Sipas saj, institucionet duhet të konsultohen mi mes tyre dhe të krijojnë një qëndrim të unifikuar rreth dialogut.

Në Kosovë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kërkoi ndërprerjen e dialogut me Serbinë pas zhvillimeve të fundit në vend. Në një intervistë për DW, Osmani vlerësoi se tani nuk është momenti i vazhdimit të dialogut me Serbinë, në kohën kur krerët e shtetit e partive politike akuzohen nga Gjykata Speciale, për krime lufte.

“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson”, tha Osmani.

Ajo kërkoi konsultim mes palëve në lidhje me qëndrimet e Kosovës në dialog dhe për këtë tha se do të japë kontributin e saj.

“Dhe duhet që qeveria të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme që të mos bjerë në kurthe të tilla, të cilat Serbia i ndërton duke hapur këto tema në Bruksel, kinse vetëm formalisht, por që pastaj shndërrohen në kompromise të reja për Republikën e Kosovës. Ne që e kemi përcjellë një kohë të gjatë dialogun e kemi parë se si kanë arritur deri këtu. Mirëpo gabimet nuk duhet të përsëriten.”

Ndërprerje të dialogut ka kërkuar edhe AAK-ja ditën kur u konfirmua aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Osmani komentoi edhe ngritjen e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës. Sipas saj, ky ishte rasti më i përshtatshëm, në të kundërt do të ishte ngritur një gjykatë nga OKB-ja, jashtë juridiksionit të institucioneve dhe ligjeve të Kosovës./ DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI