Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Bastiset pa mandat "Turgut Ozal"-i, institucioni arsimor përgjigjet me kallëzim penal

Lapsi.al 10 November 2020
Bastiset pa mandat "Turgut Ozal"-i, institucioni arsimor

Sot në Tiranë dhjetra forca policie kontrolluan, pa mandat gjykate, një prej institucionëve arsimore më të njohura në Shqipëri, kolegjin “Turgut Ozal”. Sipas Institucionit arsimor, që është nën hetim për pastrim parash, policia rrethoi dhe hyri në shkollat e tyre pa mandat dhe shpjegim.

Institucioni arsimor ‘Turgut Ozal’ ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht Policinë e Shtetit për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas avokatit të kësaj shoqërie, kallëzimi është bërë për 12 punonjës, pasi policia ka kryer kontrolle kundra ligjit në këtë institucion, pa asnjë mandat të dhënë nga gjykata dhe prokuroria.

Avokati tha se shoqëria së fundmi është kontrolluar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga kontrolli i së cilës nuk është konstatuar asnjë parregullsi dhe shkelje. Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

“Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundra ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin”,- tha avokati.

Presidenti turk Erdogan ka armik të betuar të tij, Fethullah Gülen, i cili njihet si ideator dhe financues i rrjetit shkollor “Turgut Ozal” në Shqipëri. Çfarë duhet të dimë për marrëdhënien e tanishme të tyre është se Gylen njihet si kundërshtar kryesor politik për Presidentin turk. Pala turke ka kërkuar ekstradimin e Gylen nga SHBA, ku ndodhet, por pala amerikane nuk e ka miratuar kërkesën e Erdogan.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Sipas Meteoalb, sot tempe...

08:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI