Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është shprehur se në dy muajt e parë të vitit 2021 ata pritet që të marrin vaksinën anti-Covid. Në një intervistë për mediat maqedonase Filipçe ka thënë se të dyja kompanitë që kanë aplikuar për leje përdorimi si AstraZeneca si dhe Pfizer së bashku me BioNTech kanë për të marrë shumë shpejtë leje për të filluar me shpërndarjën e dozave të vaksinave.
“Edhe kompania e dytë pas kompanisë AstraZeneca, kompania Pfizer ka aplikuar për leje për përdorim në Agjencinë Evropiane për Ilaçe, kjo procedurë zakonisht zgjat disa muaj, kur të mbarojnë të gjitha fazat klinike të testimit, nisin procedurat administrative. Besoj se do të japin leje me të ashtuquajturën, procedurë urgjente dhe se deri në Vitin e Ri do të marrin leje dy vaksinat për distrubuim”, tha Filipçe.
Më poshtë Ministri tha se vaksinat do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë shtetet që janë pjesë e mekanizimit COVAX. Më tej ai shtoi se vendi ka marrë edhe dy oferta të tjera, një nga Polonia dhe një nga Greqia për të qenë pjesë e sasisë së tyre të vaksinave pasi duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian ato kanë të drejtë të furnizohen direktë nga kompania AstraZenca.
“Ne i presim vaksinat përmes COVAX mekanizmit, kjo do të thotë se secili prodhues, këto dy kompani vetëm se janë pjesë e këtij mekanizmi, pasi të marrin lejen për përdorim, i shpërndajnë dozat dhe pastaj vakcinat shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha shtetet që janë pjesë këtij mekanizmi. Ne e kemi nënshkruar këtë marrëveshje, qeveria ka ndarë buxhet, dhe i presim vaksinat përmes këtij mekanizmi. Kemi edhe dy oferta tjera, njëra nga Polonia dhe tjetra përmes kryeministrit grek Micotakisi, i cili në takimin në Selanik ka shprehur vullnetin dhe mundësinë që të jemi pjesë e sasisë së tyre të prokurorimit, ku si vend anëtarë në BE, do të furnizohet me vaksinë përmes kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë AstraZeneca”, përfundoj Filipçe.
Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Neë York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’. Vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.