Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Moska ashpërson masat ndaj COVID-19 për dy muajt e ardhshëm

Lapsi.al 10 November 2020
Moska ashpërson masat ndaj COVID-19 për dy muajt e ardhshëm

Autoritetet në Moskë vendosën që gjatë dy muajve të ardhshëm t’i mbyllin restorantet, baret dhe klubet e natës, nga ora 23:00 deri në orën 6:00, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga data 13 nëntor deri më 15 janar, numri i spektatorëve në teatro, kinema dhe koncerte do të kufizohet në një të katërtën e kapacitetit total, tha të martën kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, duke shtuar se qyteti është duke u përballur me rritje “të ndjeshme” të numrit të të infektuarve.

Gjatë asaj periudhe, edhe studentët e kolegjeve dhe universiteteve duhet të mësojnë nga distanca.

Autoritetet shëndetësore thanë të martën se 5,902 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Moskë gjatë ditës së kaluar.

Në gjithë Rusinë janë raportuar 20,977 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 1.8 milion numrin e përgjithshëm të rasteve në këtë vend.

Me këtë shifër, Rusia radhitet e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve.

Më 6 nëntor, zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, ka thënë se 70 për qind e shtretërve të paracaktuar për pacientët me koronavirus në qytet, janë mbushur./ rel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI