Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Putin: Të gjitha vaksinat ruse për koronavirusin janë efektive

Lapsi.al 10 November 2020
Putin: Të gjitha vaksinat ruse për koronavirusin janë efektive

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se të gjitha vaksinat ruse të koronavirusit janë efektive, duke shtuar se një vaksinë e tretë do të prezantohet së shpejti.

Rusia ka filluar përdorimin e vaksinës Sputnik-V, megjithëse faza e tretë e provave klinike të vaksinës nuk ka përfunduar ende, dhe dje njoftoi se vaksina është më shumë se 90% efektive, menjëherë pasi kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech kishin njoftuar se vaksina eksperimentale që ata zhvilluan ishte 90% dhe më efektive.

“Ka tashmë dy vaksina të patentuara. Dhe studimet kanë treguar dhe konfirmuar se, këto vaksina janë të sigurta dhe nuk kanë efekte anësore serioze pas përdorimit të tyre dhe, së dyti, gjithçka është efektive,” tha Putin gjatë një samiti të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Putin gjithashtu tha se Moska është e gatshme për të bashkëpunuar në zhvillimin e vaksinave dhe u pajtua me pikëpamjen e Kryeministrit të Pakistanit Imram Khan se vaksina kundër koronavirusit duhet të bëhen pronë e gjithë njerëzimit

“Ne propozojmë që të mos politizohen këto procese dhe të fillojmë me faktin se njerëzit në të gjithë botën kanë nevojë për këto barna sot. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet e botës dhe, natyrisht, me të gjithë partnerët tanë në kuadrin e OSS,” tha presidenti rus.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI