Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ndahet nga jeta prej COVID-19 presidenti i UNICEF

Lapsi.al 10 November 2020
Ndahet nga jeta prej COVID-19 presidenti i UNICEF

COVID-19 i ka marrë jetën Presidentit të Unicef në Itali, Fransesco Samengo.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga zyra e Unicef në Itali, ku thuhej se ai ishte një shembull i vetëmohimit dhe këmbënguljes së palodhur.

Ai ishte i shtuar në spitalin ‘Spallanzani’ prej disa ditësh, ku humbi edhe jetën.

“Në ballë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Itali dhe në botë, Francesco Samengo gjithmonë është shquar për ndjeshmërinë e tij të madhe dhe besimin e vendosur se krijimi i një bote më të mirë do të thotë së pari të kujdesesh për më të dobëtit dhe më të pambrojturit, sidomos fëmijët, duke mos lënë askënd pas. Në dy vitet e mandatit të tij ai e udhëhoqi organizatën me shumë përkushtim, pasion dhe përkushtim të pandërprerë”, thuhet në deklaratën e Unicef Italia.

Samengo ka qenë vullnetar i Unicef ​​për më shumë se njëzet vjet, më pas anëtar i bordit të drejtorëve dhe që nga viti 2001 president i komitetit rajonal të Kalabrisë për unicef.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI