Flash

Tjetër mbyllje nga Covid?/ Basha: Çfarë do bëja nëse do të isha sot kryeministër

Lapsi.al 9 November 2020
Tjetër mbyllje nga Covid?/ Basha: Çfarë do bëja nëse

Lulzim Basha deklaroi se po të ishte sot kryeministër do të rriste numrin e testimeve dhe do të merrte disa masa të tjerë shtesë për përballimin e situatës së pandemisë.

Gjatë një takimi me gazetarët që mbulojnë situatën në spital, lideri demokrat tha se ai do të çonte në 5 mijë numrin e testimeve si dhe do të forconte kapacitetet dhe në spitalet rajonale, duke mos e çuar vendin në një tjetër mbyllje.

“I kërkoj që të marrë masat për të mbrojtur jetët e njerëzve (Ramës). Të ngrihet në nivelin e detyrës tani që bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Gjithçka tjetër shkon e vjen. Jeta dhe shëndeti i njerëzve është parësor. E para e punës do të shtoja testimet. Unë i kërkoj 2500 testime. Vetë do kisha bërë 5 mijë testime. Do i kisha shtuar pajisjet. Në çdo vend ku janë bërë mjaftueshëm testime, zinxhiri i infeksionit është shkëputur ose lehtësuar. Vendimi i parë që do kisha marrë, edhe sot, do ishte rritja dramatike e numrit të testimeve. E dyta që do bëja; që të fusja në këtë betejë mjekët e familjes, apo dhe spitalet e rretheve.

Me pak përpjekje dhe financim do të mundësonim që spitalet rajonale të trajtonin COVID. Kur merret situata parasysh, parashtrohet nëse a duhet të shkojmë drejt mbylljes, apo drejt një mbyllje të pjesshme. Këtu shihet situata. E kë të pamundur të vlerësosh gjendjen. Dhe pothuajse me qëllim po e le, që një pjesë e madhe e popullatës të infektohet. Sa i takon mbylljes së pjesshme apo jo, duhen marrë masa paraprakisht. Vendimi për mbylljen, se marr unë. Vendimin që do të merrja sot, nëse do isha kryeminister, pasi sot kam autoritetin e fjalës, do kaloja në 5 mijë testime, do filloja vaksinimin, do paguajë mjekët e infermierë. Pastaj do bëja vlerësimin. Jo ta lësh të shpërthejë kudo dhe më pas të thuash; skam ça bëj dhe do e mbyll.”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI