Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Jakup Krasniqi përballet me akuzat në gjykatë: Jam intelektual, Serbinë e kam luftuar politikisht

Lapsi.al 9 November 2020
Jakup Krasniqi përballet me akuzat në gjykatë: Jam intelektual,

Jakup Krasniqi u përball me akt-akuzën në Hagë dhe kritikoi ashpër cilësimin nga akuza si "ndërmarrje kriminale" për UÇK-në.

Krasniqi cilëson se është e padrejtë të cilësohet UÇK e tillë. Ai mbrojti dhe veten duke thënë se nuk ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Krasniqi i cilëson padrejtësi edhe dënimet që ka marrë nga regjimi Jugosllav edhe gjykimin e tanishëm.

"Unë jam intelektual, e kam luftuar politikisht Serbinë. Nuk jam marrë me popullsinë civile të Serbisë." - u shpreh Krasniqi mes të tjerash.

Ish-kreu i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestua të mërkurën dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Me një avion ushtarak të nesërmen u nisën aty edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kreu i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar akt-akuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Këta drejtues politikë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akt-akuza bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI