Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shqipëria me rritjen e gjashtë më të lartë në Europë të borxhit publik gjatë pandemisë, e fundit për mbështetjen ekonomike

Lapsi.al 9 November 2020
Shqipëria me rritjen e gjashtë më të lartë në

Në fund të 6 mujorit të parë 2020, borxhi publik në vend arriti në 80% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 13.8 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-s, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Rritja e borxhit ishte e lidhur kryesisht me paketat ndihmëse, pas krizës që u shkaktua në vend nga karantimi disa mujor i ekonomisë, dhe rindërtimin pas tërmetit.

Në fakt, e gjithë Europa ka marrë më shumë borxh në pjesën e parë të vitit, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të shëruar ekonomitë e tyre të goditura nga mbyllja pas Covid-19. Sipas të dhënave të Eurostat, borxhi publik në 27 vendet e BE-së u rrit me 10.2 pikë përqindje në raport me dhjetor 2019, (me ritme më të ulëta se i Shqipërisë), duke arritur në 87.8% të PBB-së, në fund të 6 mujorit të parë.

Shqipëria rezulton, sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte më pak se 1 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit, që rritën më pak borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë dhënë më shumë mbështetje direkte për ekonominë. Mali i Zi, që e rriti borxhin në nivele të ngjashme me ne (79.5% e PBB-së), ka dhënë suport prej gati 8% të PBB-së, Serbia e kishte këtë tregues sipas FMN-së gati 5%, Maqedonia e Veriut 3% e PBB-së (shih grafikun në fund).

Në vend të 11 në Europë për madhësinë e borxhit publik

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria u rendit në fund të 6 mujorit të dytë ndër shtetet me borxhin më të lartë publik

Sipas të dhënave të Eurostat për Bashkimin Europian dhe Komisionit Europian për vendet e rajonit, Shqipëria ishte e 11-a në Europë dhe e para në rajon, për treguesin e borxhit nga PBB-së.

Në nivele të ngjashme është dhe Mali i Zi (79.5%), ndërsa Serbia (58.1%), Maqedonia e Veriut (50.7%), Bosnja (35.6%), Kosova (17.5%) e kanë borxhin publik nën 60% të PBB-së. Për vendet në zhvillim vlerësohet se niveli i 60% të PBB-së është kufiri maksimal i qëndrueshëm për vendet në zhvillim (Shqipëria e kishte gati 67% në fund të 2019-s).

Në kontrast me borxhin e lartë, Shqipëria renditet si shteti me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë, sipas Forumit Ekonomik Global, në një tregues indirekt se borxhi nuk është përdorur për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi produktive. Sa më pak konkurruese ekonomia, aq më e ulët është dhe aftësia për të shlyer detyrimet. Si rrjedhojë, vendi rrezikon të futet në një spirale ku shtimi i borxhit nuk do të arrijë të prodhojë rritjen ekonomike të nevojshme për ta ulur atë (borxhin) në afatin e mesëm.

Vetëm për pagesat e koncesioneve, Shqipëria është angazhuar tashmë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm me 9.5% të PBB-së që janë llogari jashtë bilancit, që është më e larta në Europë, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën në ekonomi të këtyre angazhimeve.

Në Europë, kryeson Greqia

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, në 187.4% të PBB-së. Ndonëse e zhytur në detyrime, shteti fqinjë e ka rritur këtë tregues edhe me 10.8 pikë përqindje në 6 mujorin e parë të vitit për të nxitur ekonominë e sëmurë.

E dyta në Europë është Italia, me 149.4% të PBB-së. Edhe Italia, që u godit e para nga Covid-19 ka shpenzuar gati 15% të PBB-së në 6 mujorin e parë për të mbështetur bizneset dhe individët.

E treta në Europë për madhësinë e borxhit është Portugalia (126.1% e PBB-së), Belgjika (115.3%), Franca (114.1%).

Shteti me më pak borxhe në Europë është Kosova, me 17.5% në raport me madhësinë e ekonomisë së vet./O.Liperi, Revista Monitor

Të këshilluara

Edhe Bush uron Biden për fitoren

Ish-Presidenti amerikan George W. Bush i cili drejtoi Shtëpinë e Bardhë në 2 mandate nga 2001-2009, ka uruar Joe Biden për fitoren e tij dhe duke siguruar ameri...

20:22

Infektohet me Covid edhe Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. Deputeti socialist shkruan se ai ka simpto...

19:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI