Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Krasniqi për akuzat në Hagë: Kjo është padrejtësi

Lapsi.al 9 November 2020
Krasniqi për akuzat në Hagë: Kjo është padrejtësi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ulur në bankën e të akuzuarit për krime lufte, tha se nuk është fajtor për asgjë dhe se detyrat e tij kanë qenë publike, ndërsa ai i ka dhënë zë luftës së UÇK-së.

Nga gjykata Speciale në Hagë, Krasniqi tha se është e padrejtë që ai ndodhet në bankën e të akuzuarve dhe se tani duhet të ishte me familjen e tij në Kosovë.

"Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Unë kam pasur detyra edhe pas lufte, kam qenë ministër, dy mandate kryetar Kuvendi. Detyra që më ka fjetur më shumë në shpirt, ka qenë ajo e zëdhënësit të UÇK, gjithçka që kam bërë ka qenë publike. Jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhën gjermane, frënge. Unë kam qenë zëdhënës. I kam dhënë zë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishim të drejtë të luftonim për liri dhe natyrisht mes asaj të drejtës e fituam dhe mbushjen e ndërkombëtare, pa të cilën s’do të mund ta çlironim Kosovën. Jam i vetëdijshme për këtë. Veprat për të cilat pretendon aktakuza, nuk qëndron asnjëra. Në muajt në vitet në vazhdim. Do të ofrojë faktet konkrete. Nëse dikur pretendon se kam folur kundër dhomave të specializuar, e shoh të mirë ta them se; në 2011…..

(E ndërpret gjykatësi….)

Këtu gjendem pa të drejtë. Është bërë padrejtësi e madhe. Sikur një faj ta kisha, do të ndihesha i turpëruar. Ndaj reagimi im është me këtë; jam pa të drejtë. Duhet të jem në vendin tim, me familjen time. S’mbaj asnjë përgjegjësi, nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme. Padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe." 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI