Flash

“Deklaroj se jam i pafajshëm” Jakup Krasniqi ngrihet në këmbë në Hagë: Nuk kam asnjë faj të vetëm

Lapsi.al 9 November 2020
“Deklaroj se jam i pafajshëm” Jakup Krasniqi ngrihet në

Përpara Gjykatës së Hagës, sipas procedurave, Jakup Krasniqi është pyetur nëse e deklaron veten fajtor ose jo, për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

"Nuk ndihem fajtor për asnjë pikë që thuhet në atë aktakuzë", tha Krasniqi, por për gjykatësin kjo përgjigje nuk ishte shumë e qartë dhe e ripyeti sërish. Për këtë arsye, Krasniqi përsëriti : "Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe". I bindur se nuk ka bërë asnjë faj dhe këtë e ka përsëritur disa herë në seancën para Gjykatës së Hagës. Jakup Krasniqi, tha se ka mbajtur shumë detyra në jetën e tij politike, por ajo që i ka shkuar më tepër për shtat ka qënë ajo e zëdhënësit të UÇK-së.

"Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK, unë kam pasur detyra edhe pas luftës, kam qenë ministër, kryetar i Kuvendit, po detyra që më ka flejtur më shumë ka qenë zëdhënësi i UCK, gjithçka që kam bërë kam qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumë gjëra të tjera, i kam dhënë zë luftës së Kosovës, por megjithatë ishim të vendosur që kishim të drejtë të luftojmë për liri dhe natyrisht në saj asaj të drejtë fituam edhe mbështetje ndërkombëtar”, u shpreh Krasniqi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI