Flash

Shefja e HRW për Europën: E turpshme që Rama përdor Kosovën si armë kundër opozitës

Lapsi.al 9 November 2020
Shefja e HRW për Europën: E turpshme që Rama përdor

Shefja e organizatës së njohur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch” për Europën, Lotte Leicht ka bërë sot një seri komentesh në faqen e saj zyrtare në Twitter për procesin e nisur në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo fillimisht e cilëson nisjen e këtij procesi një gjë për t’u vlerësuar sepse në këtë mënyrë do të hidhet më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës.

“Sot ishte paraqitja e parë në gjyq e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar me 3 udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës - në Kosovë dhe më gjerë. Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani më në fund mund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi” – shkruan Leicht që bën edhe 2 kërkesa.

Leicht thotë se duhet që të sigurohet mbrojtje e fuqishme e dëshmitarëve, gjë që sipas saj ka minuar shumë raste në të kaluarën në Kosovë. Së dyti ajo kërkon të ketë gjykime të drejta dhe sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të pandehurit të gëzojnë të drejtat e procesit të rregullt ligjor.

Leicht ndalet më pas te kritikat që i bëhen gjykatës, por ajo mbështet idenë se duhen ndarë personat e përveçëm nga ngjarjet duke theksuar se krimet më të mëdha në Kosovë i kanë bërë serbët.

“Kritikët e gjykatës e përshkruajnë atë si një përpjekje të njëanshme, antishqiptare. Por akuzat përfshijnë ndalimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë. Dhe shumë viktima serbe dhe rome u zhdukën pas luftës, aq të palidhura me armiqësitë.

Asnjë nga këto nuk fshin realitetin e mirë-dokumentuar se numri i madh i krimeve të luftës në Kosovë janë kryer nga forcat serbe dhe jugosllave. Për këtë, drejtësia ka qenë e turpshme dhe e dobët. Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj. Lexoni këtu raportin e HRW mbi konfliktin në Kosovë, gjithashtu i disponueshëm në shqip dhe serbisht.

Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (ligjet e agresionit) dhe jus in bello (ligjet e luftës). Çfarëdo që mendoni për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat se si luftohet zbatohen për të gjitha palët.” – shkruan Leicht, citon lapsi.al.

Në fund shefja e “Human Rights Watch” për Europën i ka kushtuar vëmendje akuzave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe akuzave të ditëve të fundit që ai ka bërë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha si të përfshirë në dosjen e “Shtëpisë së verdhë”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA si një sulm ndaj "drejtësisë së paprekshme të luftës çlirimtare". Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur apo një kauzë. Pse po i mbron ata?

Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur Gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara - një fyerje për viktimat. Kosova është duke dhënë një shembull për bashkëpunimin e saj me Gjykatën Speciale” – shkruan Leicht.

Në fund ajo thotë se edhe Serbia, Kroacia dhe Bosnja duhet të angazhohen gjithashtu për të ndjekur penalisht të gjitha krimet e luftës, pa marrë parasysh autorin e veprës.

“Le të ndezë Gjykata Speciale një shtytje të re për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor” – e mbyll Leicht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Disa të infektuar me Covid në Kryeministri

Kryeministria është një prej institucioneve publike me numër të lartë të infektuarish me Covid 19. Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaci, të infektua...

20:32

Presidenti ukrainas infektohet me Covid

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19). “Pavarësisht nga çdo masë paraprake, unë u testova po...

20:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI