Flash

Covid në Maqedoninë e Veriut, 515 raste të reja, 20 jetë të humbura

Lapsi.al 9 November 2020
Covid në Maqedoninë e Veriut, 515 raste të reja, 20 jetë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.293 teste dhe prej tyre 515 kanë rezultuar pozitivë ose 40 për qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1.194 persona.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 272.892 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.293 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në seancën e sotme, qeveria miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit. Ajo vendosi të ndalojë grupimin e më shumë se katër personave në hapësira publike apo kudo në vende të hapura gjatë tërë ditës, ndalesë e cila deri më tani zbatohej pas orës 21:00.

Në Maqedoninë e Veriut mbajtja e maskës në vende të hapura është e detyrueshme dhe mosmbajtja e saj dënohet me 20 euro gjobë. Po ashtu numri i personave në transportin publik është i kufizuar.

Të këshilluara

Disa të infektuar me Covid në Kryeministri

Kryeministria është një prej institucioneve publike me numër të lartë të infektuarish me Covid 19. Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaci, të infektua...

20:32

Presidenti ukrainas infektohet me Covid

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19). “Pavarësisht nga çdo masë paraprake, unë u testova po...

20:11

Takimi me naftëtarët, Rama mbërrin në Fier

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit për të zhvilluar takimin e paralajmëruar me perfaqësinë e naftëtarëve, të cilët prej afro një viti prote...

19:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI