Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Vaksina antiCovid, vjen reagimi i parë nga OBSH: Vijoni të zbatoni masat kufizuese

Lapsi.al 9 November 2020
Vaksina antiCovid, vjen reagimi i parë nga OBSH: Vijoni të zbatoni

Ekspertët e shëndetësisë përshëndetën të dhënat premtuese që vijnë në lidhje me krijimin e vaksinës kundër koronavirusit, por shprehen se ajo nuk do ta ndryshojë totalisht situatën.

I dërguari special i OBSH, dr. David Nabarro u shpreh se është shumë e rëndësishme për njerëzit, qeveritë që të vijojnë të zbatojnë masat që ndihmuan në uljen e përhapjes së pandemisë edhe nëse vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti.

“Duhet të kujtojmë se këto masa kanë funksionuar dhe janë ende thelbësore për t’u zbatuar edhe nëse vaksina do të jetë e gatshme brenda pak muajsh”, tha Nabarro.

“Vaksina do të ndihmonte, por nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës”, shtoi ai.

Sipas Nabarro, vaksina duhet të kalojë në disa procese rregullatore dhe është ende disa muaj larg para se autoritetet të konfirmojnë nëse ajo është e sigurtë dhe efektive.

Të këshilluara

Takimi me naftëtarët, Rama mbërrin në Fier

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit për të zhvilluar takimin e paralajmëruar me perfaqësinë e naftëtarëve, të cilët prej afro një viti prote...

19:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI