Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Tabaku: Veliaj gënjeu, gjimnazi "Sami Frashëri" nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së

Lapsi.al 6 November 2020
Tabaku: Veliaj gënjeu, gjimnazi "Sami Frashëri" nuk do

Ish-deputetja, Jorida Tabaku vijon të denoncojë në lidhje me ndërtimin e godinës së shkollës "Sami Frashëri", e cila u dëmtuar pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar. Tabaku pyet kryetarin e Bashkisë në lidhje me fondet e ndërtimit të shkollës, të cilat sipas saj nuk janë të ofruara nga BE.

"Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.

EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!", shkruan Tabaku.

https://www.youtube.com/watch?v=w8gBjjjtC7k&feature=youtu.be

Të këshilluara

Aksidentohet një 65-vjeçar në Tiranë

Aksidentohet në kryqëzimin e Varrit të Bamit një 65-vjeçar. Policia ka bërë me dije se i lënduari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ...

16:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI